KOSOVE

Disa ditë më parë këngëtarja e njohur Yllka Kuqi ndau me të gjithë ndjekësit e saj në ‘Instagram’ lajmin se është në pritje të ëmbël. Këngëtarja dhe bashkëshorti i saj prej 8 vitesh, publikuan disa foto mjaft të bukura ku Yllka shihej me barkun e rrumbullakosur.

Mirëpo pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi. Yllka dhe Astriti janë bërë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin Luiza. Lajmin e kanë bërë të ditur gjyshërit e vogëlushes për Rtv21.

Gjatë gjithë shtatzënisë Yllka ka qenë e rezervuar, por tani të gjithë mezi presim të shohim portretin e të voglës së saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb