Në emisionin “Open” në News24 gazetarja Klodiana Lala komentoi ngjarjen e dhunës së ndodhur në Borizanë, ku u përfshinë në konflikt fisi Rraja dhe Maja, duke u ndalur edhe tek lehtësimi i akuzës nga ana e Prokurorisë për fisin Rraja.

Këta të fundit u dhunuan barbarisht me shkopinj bejsbolli nga anëtarë të fisit Rraja.

“Ne e pamë qartë e si shkopinjtë e bejsbollit kërcisnin në trupin e Bilbil dhe Jashar Majës. Prokurorët të ndikuar ishin të bindur që duke u justifikuar me këtë akt ekspertimi mund të shpëtonin anëtarë të fisit Rraja. Dy njerëz janë detyruar ditën e sotme të heqin dorë nga ankimi. Ata janë detyruar sepse janë gjendur përpara një skenari mafioz. Nëse Prokuroria donte të bënte drejtësi dhe nëse ata që dhunuan nuk do të ishin njerëzit e afërt të një ish-deputeti, mund të kërkonte një ekspertim. Por kjo nuk u bë”, tha gazetarja Lala.

Gjithashtu kujtoi se reagimi për këtë ngjarje edhe vetëm pas publikimit të videos së dhunës.

“Është i gjithë sistemi i kalbur që kanë ardhur në këtë konkluzion. Ne nuk jemi ekspertë të mjekësisë ligjore. Por ka një vendim të gjykatës së Tiranës që është konsideruar plagosje e rëndë me dashje shpulla e një burri që i ka rënë bashkëshortes. Pra goditjet me tyta pistolete konsiderohen plagosje se lehtë. Kjo ngjarje nisi me kleçkë që në fillim sepse ishin njerëz të një njeriu të njohur. Bilbil dhe Jashar Maja u lanë pa ndjenja në toka, u dhunuan”, tha ndër të tjera gazetarja Lala, duke shtuar: “Por përse u tërhoqën? Po del një amnisti dhe për pak muaj nëse ata do të ankoheshin prapë Rrajat do të shpëtonin. Dy vëllezërit dhe djali i ish-deputetit edhe sot që flasim janë të lirë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb