Iraniani Mahsa Yazdani u dënua me 13 vite burg nga gjykata e vendit të saj, pasi autoritetet vranë djalin e saj 20-vjeçar në shtator 2022.

I riu Mohammad Javad Zahedi mori pjesë në protestat kundër regjimit të vitit të kaluar, të cilat u zhvilluan në rrugët e Iranit pothuajse çdo ditë, për shkak të vrasjes së Mahsa Amini, një vajze 22-vjeçare e cila, ndërsa ishte jashtë, nuk e veshi shaminë dhe u rrah rëndë nga rojet e policisë së moralit.

Mohammad u vra nga policia në një nga këto protesta dhe fotot e tij u bënë menjëherë virale në internet. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore të publikuara, Zahedi është qëlluar disa herë në shpinë dhe në kokë. Pak orë pasi u konfirmua ngjarja tragjike, motra e Zahdanit, Mitra, dënoi publikisht qëndrimin e regjimit përmes një postimi në Instagram, ku shkruante “ Çfarë do të ndodhë tani me vëllain tim trevjeçar? Kush është përgjegjës për këtë egërsi?’ Në të njëjtën kohë, edhe nëna e saj ka nxituar të flasë publikisht për ngjarjen, duke shkaktuar interesin e autoriteteve, të cilët kanë nisur procedimin për ndjekjen penale të saj. Teksa ajo kërkoi drejtësi si për djalin e saj, ashtu edhe për pjesën tjetër të të vdekurve në protesta, procesi eci shpejt dhe ajo u arrestua gushtin e kaluar.

  • foto galeri

Shumë shpejt u zhvillua gjyqi i saj dhe në bazë të asaj që u bë e ditur nga The Guardian, se Yazdani u dënua me 13 vite burg, pesë prej të cilave do t’i vuajë në mënyrë të detyrueshme, pa asnjë të drejtë lirimi me kusht. Akuzat me të cilat u përball ishin ato të blasfemisë dhe fyerjes së liderit suprem.

Yazdani nuk është viktima e vetme e regjimit iranian kur bëhet fjalë për lirinë e shprehjes. Majin e kaluar, babai dhe motra e një djali 17-vjeçar, i cili gjithashtu u vra nga autoritetet, u akuzuan për propagandë antiqeveritare dhe që atëherë policia ka bastisur shpesh shtëpinë e tyre, si dhe kanë marrë kërcënime nga garda revolucionare.

Sipas Guardian, shumë familje të njerëzve që morën pjesë në protestat e vitit të kaluar janë vënë në shënjestër të policisë, e cila po përpiqet t’u mbyllë gojën në mënyrë që pjesa tjetër e botës të mos dijë se çfarë po ndodh në Iran. OJQ-të që operojnë në vend vlerësojnë se pas vrasjes së Aminit, autoritetet vranë 380 protestues dhe arrestuan mbi 16 mijë të tjerë. Sigurisht, këto shifra kontestohen nga regjimi, i cili është një nga më të ashprit në botë ndaj çdo të drejte themelore të njeriut.

Kujtojmë se çmimi Nobel i Paqes sivjet iu dha aktivistes së burgosur iraniane Narges Mohammadi për përpjekjet që ka bërë për të përmirësuar pozitën e gruas në vend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb