Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu do të shpalosë sot në Athinë pretendimet e Turqisë për dialogun dhe çështje të tjera.

Vizita e tij deri më tani është e shumë komentuar. Në Traki ku ai vizitoi pakicën myslimane mediat greke e kanë akuzuar për provokime, kurse kur ministri zbriti në Athinë ai përqafoi homologun Nikos Dendias me të cilin edhe darkoi mbrëmjen e kaluar nën shkëmbinjtë e Akropolit.

Ishte po Dendias ai që një muaj më parë e akuzoi në mes të Ankarasë Cavusoglun dhe Turqinë për shkelje të të drejtave ndërkombëtare duke dhuruar dhe një konflikt live në konferencën për shtyp.

Pritet të shihet çfarë do të ndodhë sot në Athinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb