Në familjen Omeri në fshatin Stroskë të Prrenjasit jeta nuk është aspak e lehtë. Kryefamiljari ndërroi jetë nga infarkti në sy të fëmijëve. Familjen e la të zhytur nga borxhet. Gruaja dhe tre fëmijët kanë frikë se mos ata që u kanë borxh do vijnë dhe do u prishin shtëpinë.

https://www.youtube.com/watch?v=PtpTCOZtAaM&feature=youtu.be

“Me shumë trishtim, ku përballohet jeta kështu. Me 500 halle me 500 borxh. Më quajnë Selvionë. Jemi katër anëtarë: Kam 2 goca dhe një djalë: Kristina, Elisabeta dhe Klajdi. Kristina është 14 vjec, Elisabeta është 12 vjec dhe klajdi 8 vjec. Burri iku në Greqi për punë tre mujorsh. Vajti atje. Fola ndonjë javë me të. Punonte shumë mirë. Pastaj i kishte rënë parainfrakt atje. Ishte sëmurë. Nuk rri dot këtu kishte thënë do iki në Tiranë t’i bëj ato. Që atë ditë që erdhi burri, i erdhi stres i madh dhe se duroja dot. Vetëm qaj, qaj… qaj. Ishte e pamundur. Dhe pastaj zgjati tre muaj. Burri këtu bëri vetëm analizat. Analizat i bëri në Gramsh, por nuk e bëri mirë analizat. Pastaj nga Gramshi analizat i bëri në Tiranë. 45 mijë lekë na bënte makina që na conte. Në Tiranë vetëm me borxhe me borxhe dhe vetëm borxhe. Edhe shtëpinë do ta shisja për ta shëruar.

C’kisha ku kisha do t’i shisja. Isha dhe me punë të dytë. Punuam për bukuri. Erdhi nga puna piku një kafe dhe doli përjashta se mblodhëm dëllënja të dy. U shtri në divan. Fëmijët po bënin detyrat. Unë usha lodhur. Fëmijët më thirrën: Oj mam eja se u rrëzua babi. Hyra brenda. Pashë që i ra direkt infarkt dhe vdiq. Pasi bëmë tre ditët e burrit më vdiq edhe vjerra. U bënë dy fatkeqësi njëherësh për mua. Pastaj sa mbaruam dy ditët e vjerrës më vdiq edhe gjyshja. Tragjedi e madhe. Gjashtë muaj nuk e di, Më kërkojnë borxhet. Hallet më kanë mbytur”,- rrëfen e ëma e tre fëmijëve.

“Ne e dinim se babi ishte në spital. Na ra kështu. Nuk e prisnim fare na ranë tre vdekje njëherësh dhe ngelëm në varfëri ekstreme. Mami thotë “Ku ti marr lekët?”. Nuk duam që t’ju biem në qafë. Na ka marrë malli komplet. S’më thotë goja më “Baba!” Unë do ta doja shumë babain se ai shkonte shumë me ne.Nuk e prisja që të më vdiste. Ai ishte yll njeri për mua. Nuk e imagjinoja kurrë. Ishim duke bërë detyrat dhe kur erdhi babi na tha: “A i mbaruat të keqen babi”. Ne i thamë se i mbaruam. Ai ishte tek tavolina aty dhe u rrëzua. Ne thirrëm mamin. Mami eja se u rrëzua babi. Pastaj ne e dinim që i ishin bllokuar unazat. Por nuk e imagjinonim kurrë se do na vdiste babi. Sidomos në ato caste që e pamë ne. Ishte shumë i lidhur me ne. Na thoshte se do bëj cmos për juve. Lekët që na japin për shembull komshinjtë i kemi futur në një vend që vitin tjetër të blejmë rroba dhe librat e shkollës aq sa kemi mundësi. Rrogë nuk marrim. 45 mijë lekë marrim si asistencë. Mami thotë do laj dritat dhe ujin se na i presin dritat dhe ujin. S’kemi cfarë të bëjmë. Borxhin e kemi. Shtëpia me borxhe. Nuk kemi ndonjë pension apo kemp, të paktën për shkollën, se na e la babi si amanet që të vazhdonin shkollën. E kemi parë kur vdiq dhe e kemi akoma në sy. Nuk e harrojmë kurrë momentin e vdekjes së babit. Na vjen më shumë gjynah për mamin se i ra më keq. S’kemi si t’i lajmë borxhet. Bukë kemi se shesim kërminj ose lule. Blejmë bukën dhe kemi gjellë për të ngrënë. Mbajmë shpirtin gjallë. Mendojmë se do vijnë të na prishin shtëpinë ata që na kanë dhënë borxh. Vijnë i kërkojnë mamit borxhin. Me 45 mijë lekë nuk kemi se cfarë të bëjmë”,-shprehet Elizabeta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb