Ka përfunduar procesi i numërimit edhe në Bashkinë e Belshit dhe atë të Librazhdit, ku forcë e parë ka dalë Partia Socialiste.

Kështu, rezultatit në 45 KZAZ-të e Belshit, PS ka marrë 5552 vota, PD ka siguruar 3946 dhe LSI me 145 vota; kurse në Bashkinë e Librazhdit rezultati është mbyllur me: PS 9952 vota, PD 5181 vota dhe LSI 790.

Gazetari Fatmir Popja raporton për ‘BalkanWeb’ se numërimi ka përfunduar edhe në Prrenjas.

Mësohet se PS në këtë qytet ka marrë 6744 vota, PD 3849, ndërsa LSI ka siguruar 1523.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb