DURRES– Një sherr masiv mes disa personave të cilët mendohet se janë turistë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin bregdetar të Durrësit.

Në një video të postuar nga Harta Digitale e Aksidenteve Rrugore shihen disa persona të cilët dyshohet se janë konfliktuar për motive banale, pasi një prej tyre nuk ka hapur rrugën për makinën.

Pasi debatojnë, personat nisin sherrin me grushte, ku nuk kanë munguar as shkopinjtë.

“Ja si “sqarohen” shqiptarët me njëri tjetrin edhe kur janë me pushime në Durrës. Arsyeja:-Pse nuk më hap rrugën me makinë…! ?”- thuhet në postimin e videos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: