Nga: ZONJA ENEIDA

500 gr patate
1/2 gotë qumësht
30 gr gjalpë
3 qepë të njoma
1 spec i kuq
4-5 feta sallam në kubikë
1 vezë
Pak djathë kaçkavall
Kripë
Piper
Pak galetë
Majdanoz

Fillimisht pastrojmë patatet dhe i presim në katërsh. Ziejmë ujin dhe hedhim patatet brenda të ziejnë derisa të zbuten.

Shkrijmë gjalpin në tigan dhe kaurdisim për 2 minuta qepët e njoma të prera bashkë me specin e kuq. I largojmë nga zjarri dhe i lëmë të ftohen pak.

Patateve u heqim ujin, i lëmë të thahen pak dhe i shtypim me pirun. Më pas shtojmë qumështin duke e trazuar mirë.

Tek qepët shtojmë sallamin, vezën, kripën, piperin, majdanozin. E bashkojmë me purenë e patateve dhe e shtrojmë në tavë. E spërkasim sipërfaqen me galetë dhe djathë kaçkavall dhe e vendosim tavën në furrë në 230 gradë për 20 minuta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb