Të dy bashkë bëjnë 70 vjeç por Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chielini janë po aq të mirë sa një verë e vjetër. Dy ekspert të mëdhenj, dy lojtarë që do të kujtohen gjatë për mënyrën se si mbrojnë, duke e kthyer në artë, dy lojtarë me një shpirt gare të jashtëzakonshëm. Dyshja Bonucci-Chielini pasi bën një gjigand si Romelu Lukaku të dukej i vogël e bën të njëjtën gjë edhe me kapitenin e Anglisë, Harry Kane, praktikisht nuk e lanë të prekte top në zonë, duke e detyruar të kthehej në mesfushë për të prekur topin.

Boni
Boni

Në momentin më të mirë vështirë të Italisë, të dy ishin aty, edhe në sulm, me Bonuccin që shënoi golin i cili ktheu rrjedhën e lojës. Në përfundim të ndeshjes u shpall lojtari më i mirë i sfidës ndërsa miku i tij Chielini i vërtetojë Saka se çfarë do të thotë topi kalon dhe ti jo.

Kielini
Kielini

Kjo ishte një mbrëmje magjike për ta, të dy së bashku sollën në rrjetet sociale një foto që po bëhet virale: “Qetësohuni, po flen e sigurt. E mbrojmë ne!”, të dy të veshur me fanellën “azzurre” të shtrirë në krevat me kupën në mes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb