Kryeministri Edi Rama ka sqaruar ftesën që i ka bërë për bashkëpunim kreut të PD-së, Lulzim Basha. I ftuar në “Opinion” foli për zërat nëse do të ketë një qeveri të përbashkët me PD.

Ai tha se bashkëqeverisja mes opozitës dhe qeverisë nuk do të thotë që të dyja palët ulur në një kabinet.

“Ça qeverie të përbashkët?! Unë flas për diçka tjetër. BE e ka Lulëzimi. Për të dyfishuar rrogat. Duhet të shkojmë përtej poetikës, duke e civilizuar. Do bëjmë çmos që të dalim dhe nga kjo pandemi politike. Bashkëpunimi midis qeverisë dhe opozitës bëhet i mundur në momentin kur PD merr goditjen e radhës, do humbas për herën e tretë, që i bie hera e pestë që nga 2013-ta. 5 humbje janë. Ajo para kësaj ishte disfatë. Unë në atë moment shpresoj që PD do të reflektojë më në fund lidhur me vetveten. Do të kuptojë se ‘ti bjeri me një vrimë’ s’të çon asgjëkund, jo më në pushtet. Të jetë e hapur për të ndërtuar një bashkëpunim. Bashkëqeverisja mes opozitës dhe qeverisë, s’do të thotë që të dyja palët ulur në qeveri. Do të thotë një frymë që; ‘po’ duhet bashkëpunuar. ‘Po’ duhet t’i vëmë energjitë tona në funksion të shqiptarëve dhe jo në funksion të sherreve mes nesh. Duhet t’u japim arsye për t’i energjizuar. Mbi këto parime vendosen piketat se ku dehet të shkojmë më tutje duke vënë forcat bashkë në aspektin e mekanizmat. Pastaj në proces, janë hapa që kërkojnë vite. Si vë limit.

Fevziu: A po negociohet mes jush me palë të treta?
Rama: Po, po se Gjermania në fakt s’ka punë tjetër, do negociojë mes meje dhe Bashës. Unë dhe PS do ta mundim Lulzim Bashën, Ilir Metën, Sali Berishën dhe Kryemadhin. Pasi ta mundim do të shohim procesin. Do ndahet Saliu nga Basha. Apo do ta heq Saliu me një postim në “FB”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb