Është shtyrë deri më 31 dhjetor 2023 emergjenca energjisë elektrike.

Në një njoftim zyrtar Këshilli i Ministrave bëri me dije se është vendosur që “Në pikën 5, të vendimit nr.584, datë 8.10.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike”, të ndryshuar, fjalët “… 30 qershor 2023.” zëvendësohen me “… 31 dhjetor 2023.”

REAGIMI:

V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.584, DATË 8.10.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPALLJEN E GJENDJES   SË EMERGJENCËS NË FURNIZIMIN ME ENERGJI ELEKTRIKE”,  TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “ç”, të pikës 1, të nenit 90, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendeskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në pikën 5, të vendimit nr.584, datë 8.10.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike”, të ndryshuar, fjalët “… 30 qershor 2023.” zëvendësohen me “… 31 dhjetor 2023.”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb