Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi, në një prononcim për mediat, deklaroi se fasada e qeverisë me investimet ku pjesa më e madhe vidhet, po denoncohet kudo nga banorët në Tiranë.

Banorët tek Bulevardi i Ri i treguan Albana Vokshit sesi qeveria dhe bashkia jetojnë mes ujërave të zeza, duke rrezikuar çdo ditë shëndetin.

“Ju po e shihni vetë gjendjen sesi është gropa pa fund, kur bie shi përmbytemi dhe ujërat e zeza janë prezente. Ne paguajmë taksat, që janë  rritur dyfishuar, ujin, dritat. Më shumë paguajmë taksat se konsumin e tyre. Dhe nuk venë dorë. Ata vijnë edhe ikin dhe nuk bënë gjë tetë vite”- u shprehën banorët.

Kandidatja Vokshi solli në vëmendje taksat e larta  për gjelbërimin, për pastrim për kanalizim, ndërkohë që  gjendja është katastrofike.

“Ja i shihni ujërat e zeza ku derdhen në mes të rrugës, në mes të ditës mbushur me mikrobe mbushur me sëmundje. Miliona euro të taksave të banorëve ku shkojnë,  kush i merr?

Tiranasit kanë nevojë për një qeveri të përgjegjshme që mendon për njerëzit, që nuk vjedh paratë sic bëjnë këta. Kjo gjendje duhet të marrë fund një herë e më parë. Në datën 25 duhet të votoni PD, të gjithë qytetarët e Tiranës duhet të votojnë për  ndryshimin. Ata kanë nevojë për një qeveri të përgjegjshme Në datën 25 Prill, ndryshimi vjen me votën e tyre  për alternativën për ndryshim”, tha Albana Vokshi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb