Në Autoritetet Policore të Pirgos në Greqi është ngritur alarmi për të lokalizuar një burrë që raportohet se qarkullon gjatë natës, mes orës 2 deri në 5 të mëngjesit dhe ndjek qytetarët, duke mbajtur një sharrë dhe një shkop druri në dorë, madje në raporte të tjera flitet edhe për një sëpatë.

Videoja e publikuar nga mediat greke tregon burrin duke hedhur xhaketën, në orët e para të së shtunës së kaluar dhe duke ndjekur qytetarët me një send që mban në dorë që duket si shkop.

Policia e ka identifikuar personin në fjalë, i cili është një i moshuar që vitet e fundit ka probleme psikologjike, ndërsa është duke u punuar për arrestimin e tij.

Tromos2
Tromos2

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb