TIRANE

Gjatë konferencës për media, teksa shpjegoi vendimet e mbledhjes së qeverisë për kërkesat e studentëve, kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe disa pyetjeve të gazetarëve.

Rama tha se nëse protestat e studentëve vazhdojnë edhe pas Paktit për Universitetin, ai do ta udhëheqë atë.

“Plani është shumë i qartë, unë do të ‘udhëheq’ protestën e studentëve. Do e hap edhe protestën sikur kam kapur edhe të gjitha të tjerat. Studentët kanë kërkuar disa gjëra të arsyeshme, por operacioni do të shkojë shumë me thellë.

Ne do të nxjerrim edhe planin për rritjen e ndjeshme te kolegjet profesionale dhe uljen e numrit të atyre që shkojnë në universitet. Është jashtë logjike. Ne nuk kemi nevojë për 300 gazetarë në vit, ju kemi ju dhe na duken sikur janë 3 mijë. Ku do të shkojnë? Mund të marr edhe shembuj të tjerë. Kemi prodhuar 10 mijë juristë, po ku do të shkojnë?”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb