TIRANE

Kryeministri Edi Rama ka ndarë  në Instagram një foto me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Krahas fotos së publikuar, Rama shkruan se ky vit është i Shqipërisë dhe Kosovës.

Rama dhe Thaçi janë të ulur të dy pranë oxhakut të ndezuar, ndërsa mbajnë në dorë një gotë me verë.

Rama Hashim Thaçi

“Qoftë ky vit i Shqipërisë, Kosovës dhe krejt shqiptarisë”, shkruan Rama.

Kujtojmë se më datë 29 dhjetor të vitit që lamë pas u firmos edhe “Marrëveshja për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës”.

 

 BalkanWeb

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: