TIRANË

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar sërish Presidentit të Republikës Ilir Meta me anë të një mesazhi të shpërndarë në “Twitter”. Rama pyet se çfarë borxhi i kanë shqiptarët duke e akuzuar Presidentin se po ngatërron dynjanë në Shqipëri dhe jashtë.

“Ilir aman të keqen thuaja shqiptarëve çfarë borxhi të kanë ty që t’i dhanë të gjitha siç nuk ia kanë dhënë askujt në historinë e shtetit të tyre dhe prapë nuk ngopesh dhe nuk pushon së ngatërruari dynjanë në Shqipëri e matanë?! Thuaja pash Zotin çfarë borxhi të kanë akoma!”, shkruan Rama.

Rama Twitter
Rama Twitter

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: