Fillimisht fjalët e agjentit të tij Mino Raiola( Nuk mund të qëndroj shumë gjatë në Itali, kurë të vij momenti i duhur mund të largohet) tani një ofertë nga Real Madrid për Paul Pogba. Madrilenët janë duke përgatitur një ofertë prej 100 milion euro për ti rrëmbyer Juve-s talentin francez. Në këto tratativa një rol përcaktues pritet të ketë Zinedine Zidane. Për Pogba-n është gati një pagë vjetore prej 10 milion euro neto në sezon. Vetëm fjalët e Raiola-s trembën Juven, por kjo e Real-it e trondit “Zonjën e Vjetër”. Pogba në fillim të tetorit rinovojë kontratën deri në vitin 2019, por prej kohësh ndiqet nga Real Madrid. Tani presidenti Florentino Perez e ka seriozisht, dhe oferta prej 100 milion euro mund të tundojë presidentin Agnelli, që kohë më parë është shprehur se do jetë e vështirë ti thonë jo një klubi të madh evropian. Në rastin e Realit është një ofertë galaktike, është një klub galaktik dhe për më tepër këtë operacion do ta drejtor një idhull i Pogba-s si Zinedine Zidane

 

(e.shkambi/balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb