Është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus në Greqi. Mediet fqinje raportojnë se kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 150 refugjatë, mes të cilëve edhe një 28-vjeçare 6-muajshe shtatzënë.

Refugjatët nga Somalia ishin strehuar në një hotel, në zonën Argolidha, ndërsa janë zbuluar rastësisht nga Check-up i vajzës shtatzënë, të bërë në Spitalin e Nafplio.

Menjëherë pas kësaj është futur në karantinë gjithë hoteli, me 470 refugjatë, kryesisht nga Afrika. Ndërkohë, mësohet se 12 ditë më parë pastruesja e këtij hoteli kishte rezultuar pozitive me koronavirus, por që ishte larguar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb