Këtë të premte ngre siparin në sezonin e ri emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” në News24. Emisioni i drejtuar nga Elvis Naçi, Sidrit Bejleri dhe Eneida Xhelili që në thelb ka dashurinë, solidaritetin, dhe humanizmin do te rikthehet pas një pauze të shkurtër për shikuesit.

Ndërkohë intensiteti i punës në terren ka vijuar me ritëm, stafi i emisionit ka takuar shqiptarë me halle të mëdha në të gjitha trojet tona. Historitë njerëzore këtë sezon të ri vërtet të trishtojnë, por gjithmonë kanë një fund të lumtur.

Synimi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” është të japë shpresë, të lehtësojë dhimbjet e të rriturve dhe t’u japë sa më shumë gëzim fëmijëve. Edhe në këtë sezon të ri në emër të së mirës dhe dashurisë do iu ofrohet ndihmë shqiptarëve qe kane halle të mëdha, shëndetësore e ekonomike, që janë pa shtëpi e pa shpresë.

Këtë të premte në orën 21:00 “Shqiptarët për shqiptarët” kthen lotët e dhimbjes në lot gëzimi. Drejtuesit e emisionit Elvisi, Sidriti dhe Eneida do të jenë sërish pranë shikuesve me surpriza dhe emocione të forta. “Shqiptarët për shqiptarët” mund të ndiqet ‘live’ edhe në televizionin “Dukagjini” në Kosovë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb