Roland Bejko u zgjodh gjatë mbledhjes së zhvilluar nga Kryesia e PD, për të kandiduar për bashkinë e Tiranës, në zgjedhjet e 14 majit.

Gazetari Osman Stafa tha për “BalkanWeb” se Bejko u zgjodh me shumicë votash, ndërsa do të jetë përballë Erion Veliajt dhe Belind Këlliçit për bashkinë e Tiranës.

Ndërsa vetë Bejko mësohet se ka votuar për Jonila Godolen.

Si u votua nga Kryesia e PD-së së Enkelejd Alibeajt:

Nuk morën pjesë në votim

1-Gazment Bardhi

2-Dhurata Çupi

3-Jorida Tabaku

4-Ori Nebiaj

5-Jonila Godole

Votuan pro Roland Bejkos

1-Fitim Zekthi

2-Taulanda Jupi

3-Kreshnik Collaku

4-Orjola Pampuri

5-Xhemal Gjunkshi

6-Flamur Hoxha

7-Gazment Koduzi

8-Enkelejd Alibeaj

9-Taulant Zeneli

10-  Agron Kapllanaj

Abestenim

1-Indrit Sefa

2-Endri Hasa

3-Juela Hamati

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb