Ketiana, personazhi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” është vajzë që edhe mes lotësh e dhimbjesh ka ende shpresë se diçka mund të ndryshojë në jetën e saj.

Por ajo është vajzë luftarake që duket se nuk dorëzohet lehtë. Ky është rrëfimi i saj, janë ëndrrat dhe shpresat e saj se e nesërmja do të jetë më mirë se sot.

“Shkollën e kam patur larg shumë, prindërit më kanë ndihmuar, më kanë mbajtur çantën. Përveç shkollës nuk kam qenë në asnjë vend, doja të shkoja në ekskursione me shoqet, nuk kam mundur, në vit të parë kam kuptuar që isha shumë sëmurë, nuk e dija që do arrija në këtë gjendje, Rri brenda as nuk shikoj asnjë ca ndodh, kam shumë dhimbje në kurriz, natën nuk kam rehat fare, kam shumë nxehtë çdo natë, nuk fle dot gjumë. Jam shumë e lodhur më kërcasin eshtrat, nuk i dihet jetës sime. Më mirë të mos jetoj fare, nuk kam pasur një ditë të bukur. Zemrën e kam të vrarë këtu brenda, kam shumë turp nga njerëzit, më vjen shumë turp nga vetja ime. Të gjitha shoqet e mia kanë shkuar në universitete, kam dashur të shkoj në shkollë të lartë, dua të shkoj të studioj edhe unë, dua të bëhem mësuese. Mendoj po sikur të paralizohem, mjeku më tha duhet të operohesh se të rrezikohet jeta, unë jam e re që të më iki jeta. Jeta ime është në rrezik. Mësueset më kanë mbajtur pranë, mësuese Flutura më ka ndihmuar, e falënderoj shumë. Them se letra e saj është lexuar nga stafi i emisionit”, -thotë 20-vjeçarja mes lotësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb