E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, inspektorja e AKU Yllka Allaraj ka folur për masat e ndërmarra nga institucioni ku ajo punon për monitorimin e tregjeve, supermarketeve dhe furrave të bukës gjatë kësaj periudhe pandemie. Përsa i përket shërbimit Delivery, Allaraj tha se koshat e motorrave kanë një material specifik lehtësisht të pastrueshëm.

“Në këtë kohë pandemie, qytetarët kanë kërkuar që ushqimet të dërgohen në banesat e tyre dhe ekziston shërbimi delivery. Trupat inspektuese kanë qenë në terren dhe kanë monitoruar në vazhdimësi, koshat kanë një material specifik që është lehtësisht i pastrueshëm. Janë këshilluar për mbajtjen e maskave, dorezave edhe si të pastrohen këta kosha. Shërbimi përmes motorrave është ushqimi i gatshëm, i ambalazhuar, paketimi është me certifikatë sigurie. Nese flasim për covidin, s’kemi asnjë statistikë që përhapja e covid-19 bëhet përmes ushqimit, por kjo nuk do të thotë që të ulim vegjilencën. Janë këshilluar që të përdorin higjenën, operatorët e biznesit ushqimor janë të interesuar të pasrtojnë koshat, nuk kemi patur asnjë denoncim për ndonjë person të helmuar nga kontaminimi i ushqimit.

Motorrët kanë një tip termusi që ruan ushqimin në temperaturë të caktuar. Inspektorët e Autoritetit Kombëtar kanë qenë në terren që ditën e parë që vendi kaloi në pandemic. Kemi asistuar te operatorët ushqimorë, në tregje, furra buke dhe markete, që tregtojnë produkte ushqimore. Është parë e arsyeshme edhe heqja e sharrave të bukës, pasi në pikën 15 të Aktit Normativ parashtrohet se cfarë mund të kontaminojë një produkt. Aty përfshihet edhe thika e bukës dhe kemi marrë masa ndaj atyre që vijojnë t’i përdorin sharrat në furra buke. Në kuadër të covid-19, trupa inspektuese e AKU dhe shëndetit publik kanë të njëjtin trajnim. Kryejmë këshillim, kur shohim se ka përsëritje të problemit, ndërmarrim hapa ligjorë, ndërsa për pjesen e ndihmave nuk kemi ndërhyrë. Jemi mbështetur nga operatorët e ushqimorë, ndërgjegjësimin e konsumatorit do ta quaja frymarrje, për të zbatuar masat në interes të gjithë shoqërisë”-tha Yllka Allaraj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb