Ish-deputeti Ervin Salianji është shprehur kritik në qëndrimin e tij ndaj kreut të PD Sali Berisha.

Në një intervistë në emisionin “Studio24”, në News24, Salianji tha se Berisha është i kapur dhe se sipas tij nuk guxon që të publikojë dosjen e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

“Janë shenja që tregojnë pafuqi politike por edhe intelektuale apo të forcës për të prodhuar një alternativë të Sali Kolltukut. Pra po ta shohësh në cepa lagje, kudo ka të moshuar që janë padiskutim që janë vlerë, por ka edhe të tjerë që mallkojnë këdo.

Berisha është në këtë fazë, shan dhe mallkon, mediat ambasadorët sepse nuk prodhon dot një narrativë fituese. Përse Berisha nuk e nxjerr dosjen e ish-zv.kryeministres. Dosja e AKSHI është nga më të tmerrshmet… nëse do ishte kriter lidhje me krimin, kam nxjerrë dokumentin e gjykatës britanike që thotë ka përdorur krimin e organizuar”, tha ai, duke shtuar: ” Berisha shan ambasadorët, ai bën sikur i përkëdhel. Ç’punë ka me ambasadorin e BE-së, ndërkohë që e sulmuan në mënyrë… dhe aty është bashkë me Ramën. Në të njëjtën ditë që Rama bënte batuta, gjoja pse kemi dy podiume, të njëjtën ditë e sulmoi Berisha. E sulmoi në të njëjtën ditë që Bashkimin Evropian e sulmoi Aleksandër Vuçiç. Në të njëjtën ditë sulmoi Vuçiç BE-në, Sali Berisha BE-në. Çfarë janë këto lidhje? Çfarë përfiton partia? Unë po them fakte, është fakt që e sulmuan të dy njëkohësisht”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb