Recete nga znj Eneida
Përbërësit

2 kuti konserva sardelesh
1 karotë të grirë në rende
1 degë selino
1/2 qepë të kuqe
1/2 tufë majdanoz
1 lugë kaperi
1 lugë mustardë
1 lugë majonezë
1 lugë tahini
1 limon
Kripë
Piper
Pite për ta shërbyer

Përgatitja

Në një tas shtojmë sardelet të cilat i thërrmojmë me duar. Shtojmë karotën e grirë në rende, degën e selinos të prerë në feta, kaperin, qepën e prerë në kubikë dhe majdanozin e grirë.
Përgatisim salcën me majonezë, mustardë, lëngun e limonit, lëkurën e limonit, vaj ulliri, kripë, piper si dhe tahini. Salcën ia shtojmë sardeleve dhe e servirim siç është, me pite për piadinë pse në mes të fetave të bukës si sanduiç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: