TIRANE

Selena Gomez ka publikuar këngën më të re me titull “De Una Vez” dhe fansat janë të sigurt se është shkruar për Justin Bieber.

Kënga e publikuar disa orë më parë është në gjuhën spanjolle. Duke iu referuar tekstit, fansat mendojnë se kënga trajton thyerjen e zemrës, mbijetesën, identitetin dhe pavarësinë, tema të ngjashme të trajtuara në hitin e vitit 2019, “Lose You to Love Me”.

Dhe kur bëhet fjalë për zhgënjimin, fansat natyrshëm nuk mund të mos mendojnë për Bieber, me të cilin ka qenë e lidhur për shumë vite.

“Nuk dhemb si më parë, jo. Plaga e dashurisë tënde u shërua. Një herë e përgjithmonë, jam më e fortë vetëm. Nuk pendohem për të kaluarën. E di që koha e kaluar pranë teje më preu krahët, por tani ky kraharor është i papërshkrueshëm nga plumbat”, thotë Selena në këngën e saj.

Ndërkohë, Gomez në një intervistë për Vogue, tha: “Është një këngë kaq e bukur dhe mendoj se ka një kuptim shumë të fuqishëm pas saj për këdo që i është thyer zemra.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: