Të paktën 25 persona janë plagosur në një seri shpërthimesh gjatë natës në qytetin lindor të Ukrainës, Kramatorsk. Zyrtarët lokalë thanë se gjashtë civilë u plagosën rëndë. Shpërthimet, të paktën disa që besohet të jenë rezultat i sulmeve ajrore, dëmtuan blloqe apartamentesh dhe dyqane në një lagje banimi të qytetit.

Një sulm ajror duket se ka shkatërruar një fabrikë lokale të ujit të rrethuar nga blloqe apartamentesh, duke lënë një krater të madh ndoshta katër metra të thellë dhe dëme në dhjetëra shtëpi banimi.

Në një deklaratë të shkurtër, administrata ushtarake e rajonit të Donestskut tha se nëntë shtëpi dhe një shkollë gjithashtu u dëmtuan. Më pak se një muaj më parë, të paktën 50 njerëz u vranë kur një raketë goditi stacionin hekurudhor të qytetit. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për një “krim monstruoz lufte” pas sulmit.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb