BERAT

Berati regjistron sërish dy raste të reja sot me COVID-19. Për të tretën ditë radhazi ky qytet është aktiv sa i përket koronavirusit por me shifra shumë të ulëta.

Dy personat që rezultuan sot pozitivë me Covid-19 janë djali 10-vjeçar i punonjëses 44-vjeçare të Ujësjellësit të Beratit dhe një punonjëse bashkie që nuk ka lidhje aspak me asnjë nga dy punonjësit e Ujësjellësit që rezultuan dhe pozitiv.

Çudia në këto testime dhe rezultate,habi e shprehur konfidencialisht për ne edhe nga mjekët epidemiologë në Berat,është fakti se bashkëshorti i 44-vjeçares ka rezultuar negativ dhe bashkëshortja e 56-vjeçarit negative.

Kjo e fundit ishte Drejtoreshë e Shërbimeve në bashkinë Berat dhe nuk ka rezultuar e prekue me Cironavirus, ndërkohë që ka rezultuar “pozitive” një tjetër punonjëse bashkie që nuk kishte aspak lidhje e kontakte me dy rastet e djeshme. Pas konfirmimit pozitiv të kësaj të fundit janë testuar sot 17 familjarë dhe persona kontakti me të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb