TIRANË

Një tjetër ngjarje e rëndë sapo është raportuar nga Spitali Covid-2 Shefqet Ndroqi. Mësohet se një pacient me koronavirus është hedhur nga kati i katërt i spitalit, duke i dhënë fund jetës.

“BalkanWeb” mëson se pacienti rreth 65-vjeç, i dientifikuar si Hasan Mira nga Fullqeti i Klosit ka dalë pozitiv me koronavirus rreth dy ditë më parë, ndërsa dje ishte shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por jo i intubuar.

Siç raporton gazetarja Golemi, pacienti 65-vjeçar H. M. e ka ndërmarrë aktin e rëndë në gjendje të rënduar psikologjike. H.M. i datelindjes 1955 nga Klosi ishte shtruar dje me pneumoni SARS Cov2.

Ndërkohë, ky është rasti i dytë brenda pak javësh, pasi kujtojmë se më 13 gusht, një i ri 29-vjeçar u hodh nga kati i tretë i këtij spitali, në gjendje të rënduar psikologjike, duke ndërruar jetë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb