Presidenti amerikan Joe Biden fajësoi Kongresin për tërheqjen e trupave ukrainase nga Avdiivka në Ukrainën lindore, duke thënë se mosveprimi i Kongresit çoi në këtë disfatë.

“Këtë mëngjes, ushtria ukrainase u detyrua të tërhiqej nga Avdiivka pasi ushtarëve ukrainas iu desh të raciononin municione për shkak të pakësimit të furnizimeve për shkak të mosveprimit të Kongresit, duke rezultuar në fitimet e para të dukshme të Rusisë në muaj”, njoftoi Shtëpia e Bardhë pas një telefonate mes Bidenit dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

”Biden e siguroi edhe një herë Zelenskyn për mbështetjen e SHBA-së dhe theksoi nevojën urgjente që Kongresi të autorizojë një paketë të re ndihme për Ukrainën”, deklaroi Shtëpia e Bardhë.

Pas vonesave të gjata, Senati miratoi së fundmi planet për ndihmë të re për Ukrainën me vlerë rreth 60 miliardë dollarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb