Kthehet frika në Nju Jork ku një burrë që kërcënoi me vdekje guvernatoren e shtetit Kathy Hochul u vra nga policia.

Kështu raporton New York Post. 60-vjeçarii identifikuar si Paul Hardy filloi të bërtiste jashtë shtëpisë së guvernatores, në Rrugën 116, duke thënë se ai do të “ndryshonte qeverinë” duke vrarë guvernatoren dhe zyrtarë të tjerë dhe më pas “të hidhte në erë botën”. Kur policia mbërriti në vendngjarje, u qëllua dhe u vra.

Sipas rindërtimit të skemës nga agjentë të policisë, Hardy, i cili kishte precedent të mëparshëm kriminal, hapi zjarr i pari.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb