Pentagoni njoftoi sot se do të zgjasë deri më 30 qershor ngrirjen e të gjitha lëvizjeve të planifikuara në të gjithë botën.

”Vendimi do të jetë efektiv të hënën’, u tha gazetarëve shefi i personelit të Departamentit të Mbrojtjes, Matthew Donovan.

Në përpjekje për të frenuar epideminë Covid-19 brenda forcave të armatosura, ministri i Mbrojtjes Mark Esper urdhëroi një ndalesë 60-ditore për të gjitha lëvizjet e punonjësve civilë dhe ushtarakë të Departamentit të Mbrojtjes.

Kjo ngrirje e lëvizjeve, e cila duhej të zgjaste deri në fund të majit, u zgjat për një muaj.

Sidoqoftë, komandat lokale, në varësi të situatës në terren, mund të autorizojnë riatdhesimin e ushtarëve të dislokuar jashtë vendit.

Nuk u specifikua nëse kufizimet kanë të bëjnë me ushtarët e dislokuar në Afganistan, Irak apo Siri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: