Drejtori i “News24” Robert Rakipllari në emisionin “Open” në studion e News24 foli për ndryshimet në kabinetin qeveritar.

Gjithashtu, gjatë bisedës në studio, drejtori i News24, Robert Rakipllari u shpreh se logjika e kryeministrit Edi Rama, është një logjikë menaxherësh dhe jo një logjikë prej profesionisti dhe këtë e ka treguar edhe me vendimet e tij.

Pjesë nga biseda në studio:

Robert Rakipllari: Po largohet ministrja e shëndetësisë e cila ka qenë në qendër të akuzave. SPAK, sterilizimi apo edhe dy apo tre koncesione të tjera janë në hetim. Është larguar një ministre që realisht ajo vetë nuk ka një akuzë. Koncesionet janë bërë në Kohën e Beqjës, por ky sektor është goditur nga SPAK, në këtë moment ka reputacion të keq. Në këtë situatë ka shkuar një figurë e re. Që në fillim Rama ka pasur logjikën e menaxherëve, ka vënë ministra që nuk kanë pasur lidhje. Logjika e Ramës është logjikë menaxherësh dhe jo logjikë profesionistësh. Përgjegjësitë politike i merr vetë, ndërsa përgjegjësitë për penale personale i kanë ata që i kanë. Ky lloj ndryshimi në ministrinë e Shëndetësisë e përkufizon të gjithë hallin për ndryshimin e imazhit.

Arion Sulo: Rama nuk ka dhënë as arsyet për ndryshimet e ndërmarra. Përveç Krifcës, që akuzohet për fondet e BE-së, tani të tjerat duket sikur janë pa sens. Për Manastirliun, tha që pati sukses në shëndetësi, nuk e marrim vesh përse e ndërron, ministren e Shëndetësisë?!

Robert Rakipllari: Po e çon tek Arsimi që të bëjë sukses edhe atje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb