Kremlini ka reaguar pas disa njoftimeve të publikuar se ndaj presidentit rus Vladimir Putin është planifikuar një tentativë vrasjeje.

Në një reagim zyrtar, Kremlini thotë se nuk është në dijeni të disa njoftimeve të publikuara se oficerët e Inteligjencës ukrainase dyshohet se kanë planifikuar vrasjen e Putinit duke përdorur drone.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov ka thënë se situata do të ndiqen me vëmendje .

Kujtojmë se ishte revista gjermane BILD e cila raportoi se shërbimet e inteligjencës ukrainase po përgatiteshin të vrisnin udhëheqësin rus duke përdorur dronë kamikazë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: