Aktori Pierce Brosnan, i cili u deklarua fajtor nga gjykata se shkeli rregullat e një zone termale gjatë një vizite në Parkun Kombëtar Yellowstone, shkruan apnews.com.

Brosnan, i cili mori pjesë në seancën gjyqësore në Mammoth, Wyoming, u gjobit me 500 dollarë dhe u urdhërua të bënte një donacion prej 1000 dollarësh për ‘’Yellowstone Forever’’, një organizatë jofitimprurëse që mbështet parkun.

Prokurorët kishin rekomanduar një gjobë prej 5 000 dollarëshe dhe një dënim me kusht dy vjet.

Aktori kërkoi falje në llogarinë e tij në Instagram duke thënë se “bëri një gabim impulsiv” dhe e quajti veten ‘’një ambientalist me respektin dhe dashurinë më të madhe për botën tonë natyrore”.

“Kam keqardhje të thellë për shkeljen time dhe kërkoj faljen time më të thellë për të gjithë për shkeljen e kësaj zone të ndjeshme. Yellowstone dhe të gjitha parqet tona kombëtare duhet të kujdesen dhe të ruhen që të gjithë t’i gëzojnë”, shkroi Brosnan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: