SHKODËR-  9 pjestarë të Spitalit Rajonal të Shkodrës mes tyre edhe drejtues janë dërguar për procedim penal nga ana e Prokurorisë së Shkodrës me akuzën për shpërdorim detyre. Pas një hetimi dymujor të Prokurorisë Shkodër në bashkëpunim me drejtorinë e policisë me kërkesë të Prokurorisë Shkodër u caktuan dhe ekzekutuan masa sigurie per shtetasit e mëposhtëm:

1- Përparim Cela mjek, arrest burg si dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”
2- Dh.U (shpallur në kërkim), arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”
3-Luan Dragusha mjek, arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”                            4-Karmen Kaculini farmaciste, arrest shtëpie dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”
5-Renato Kepi infermier, arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”
6-E.S. mjek (shpallur ne kerkim), arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per
7-Amanda Matlija, arrest ne shtepi dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per
8- Juliana Zhuri, arrest shtepie dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”
9-Albana Mehmetaj, arrest shtepie dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb  se këta shtetas në shkelje të ligjit kanë kërkuar për blerje -tenderim, për periudhën kohore të vitit 2016, një sasi shume te madhe 400 stendash jashtë çdo kriteri, apo kapaciteti që ky spital disponon.

Nga verifikimet e kryera rezulton se për vitin 2016 janë lidhur 6 (gjashtë) kontrata për blerje barnash dhe materialesh për kabinetin e Hemodinamikës, shërbimi i kardiologjisë, me një vlerë prej 34 492 870 lekësh, përfshirë  këtu edhe kontratat për mirëmbajtjen e materialeve të blera.

Për vitin 2017 janë lidhur 6 (gjashtë) kontrata për blerje barnash dhe materialesh për kabinetin e Hemodinamikës, shërbimi i kardiologjisë, me një vlerë prej 23 171 853 lekësh përfshirë këtu edhe kontrata për mirëmbajtjen e materialeve të blera.

Planifikimet dhe blerjet për vitin 2017 prej 700 stenda janë bërë duke mos patur parasysh gjëndjen e stokut, afatin e tyre të skadencës së materialeve, kapacitetin e spitalit, ndërhyrjet e planifikuara për atë vit etj.

Nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë pasi është pranuar kërkesa e Spitalit Rajonal Shkodër janë zhvilluar procedurat e tenderimit të materialeve mjekësore dhe dokumentacioni përkatës pas shpalljes së fituesit është përcjellë në Spitalin Rajonal Shkodër me qëllim lidhjen e kontratës dhe marrjen e materialeve në dorëzim.

Shtetasit Edi Smajli, Renato Kepi, Juljana Zhuri, Amanda Matlija, Albana Mehmetaj me detyrë anëtarë të komisionit të marrjes në dorëzim, kolaudimit), rezulton se kanë marrë në dorëzim medikamentet për repartin e Hemodinamikës në kundwrshtim me kushtet e kontratave të lidhura në vitin 2016-2017, që përcakton rregullat e marjes në dorëzim në lidhje me datën e skadencës, konkretisht “Data e skadencës në ditën e lëvrimit të mallit, duhet të jetë sa 2/3 e kohës ndërmjet datës së prodhimit dhe asaj të skadencës”.

(BalklanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb