Pak ditë më parë, Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës vendosi të ndryshojë kriterin, duke hequr kërkesën për notë mesatare mbi 8 të lëndëve kryesore. Kjo ngjalli reagime të shumta në lidhje me cilësinë e gjyqtarëve dhe të prokurorëve të ardhshëm.

Ndaj, në një njoftim të dytë, Shkolla e Magjistraturës sqaroi se ndryshimet në Rregulloren e Veprimtarisë së Brendshme janë konkluzion i një pune 2-vjeçare, në diskutim me organet vendimmarrëse të Shkollës, organe të sistemit të drejtësisë, gjykatat dhe prokuroritë e Republikës, partnerët ndërkombëtarë, përvojat e shkollave homologe më të zhvilluara dhe nevojës për reformim të vazhdueshëm, për të qenë koherent me zhvillimet e së drejtës, zhvillimet e ndodhura në sistemin universitar shqiptar dhe ndërkombëtar, si dhe kërkesat e ardhura nga progres raportet e Komisionit Europian për Shqipërinë.

Për avokatin Alban Duraj, ky vendimi është marrë tani për shkak se një pjesë e madhe e burimeve njerëzore janë dashur për reformën në drejtësi, por që sipas tij nuk ndikon në cilësinë e magjistratëve të ardhshëm, pasi do jetë testimi përfundimtar ai përbën 70% të vlerësimit të njohurive të tyre për të hyrë në shkollën e Magjistraturës.

Për vitin 2024-2025, janë përcaktuar 20 kuota për magjistratët gjyqtarë dhe 25 kandidatët për prokurorë, të cilët pasi kanë kaluar me sukses 70% të testimit mund të bëhen pjesë e Shkollës së Magjistraturës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb