Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Greqi ka shkuar në 162, pasi dy gra kanë humbur jetën gjatë orëve të fundit, në spitalin NIMTS.

E para ka ndërruar jetë pak para orës 23.00 të së premtes, e cila raportohet se ishte 92 vjeçe dhe vuante nga dështimi kronik i veshkave dhe kishte gjakderdhje.

E dyta, në moshën 84 vjeç, ka vdekur pak para orës shtatë të së shtunës dhe kishte sëmundje themelore (diabeti, parkinsoni).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb