Protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për mbrojtjen e gjuhës shqipe po marrin përmasa gjithnjë e më të mëdha.

I ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Oponencë” në News24, përfaqësuesi i “Lëvizjes Studentore”, Mevlan Ademi, u shpreh i zhgënjyer nga heshtja e liderëve shqiptarë përballë situatës në Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar dy herë së fundmi Maqedoninë e Veriut, por nuk ka bërë asnjë reagim publik në mbështetje të protestuesve shqiptarë.

Ai foli edhe për raportin me Tiranën zyrtare, duke vlerësuar ambasadorin shqiptar në Shkup, Denion Mejdani, për të cilin tha se ka qenë pranë protestuesve dhe komunitetit shqiptar.

“Kurti ishte 2 herë në Maqedoninë e Veriut këto kohë dhe nuk e ceku fare dhe nuk dha asnjë reagim mbështetës është e dhimbshme. Zgjedhjet janë më të rëndësishme se një grusht shqiptarësh që luftojnë për identitet kombëtar.
Sa i përket Ramës, jam falënderues që ambasadori që kemi këtu ishte krahë, na hapi dyert e ambasadës dhe u ndjemë si në shtëpinë tonë. Shpresoj që zoti Mejdani të mbetet në Shkup. Ta kemi një dhe të na e marrin tani, është e dhimbshme, Po bëjmë peticion që të mos largohet zoti Mejdani nga Shkupi.
Në protestën e parë ishim 2-3 mijë protestës, në protestën e dytë ishin të pranishëm 10 mijë persona”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb