Azgan Haklaj, kryetari i PD në Tropojë, i ftuar këtë pasdite në rubrikën “Opinion” në News24, foli për tensionet e krijuara mbrëmjen e djeshme jashtë selisë së PD, ku ndodhej edhe ai, pas mbledhjes maratonë deri në mesnatë.

Ai u shpreh se i gjithë tensioni jashtë selisë, ku disa deputetë u kërcënuan duke iu thënë që të mos kalojnë tek Sali Berisha, “ndryshe do ta kemi personale”, ai tha se nuk pjesë nuk e ka dëgjuar, por shtoi se tensionet e tjera i ka shkaktuar shoferi i Gazmend Bardhit, dhe se vetë ai kishte ndërhyrë për të qetësuar gjakrat.

“Unë isha në seli në cilësinë e anëtarit  të Kolegjit të kryetarëve, ne ishim jashtë, Kryesia ishte në mbledhje, sepse më parë ishte mbledhja e Kolegjit. Unë në orën 6 isha në një emision dhe më pas zbrita tek anëtarët e tjerë. Më vjen keq që media e ka zmadhuar.

Ka pasur një mbledhje maratonë, një debat konstruktiv, është dramatizuar. S’ka pasur përplasje por një rebelim të deputetëve që janë futur në mbledhje, duke shkelur statutin.

Pastaj iku Bardhi, dhe pastaj është kthyer shoferi i tij dhe ai i ka shkaktuar të gjitha përplasjet. Edhe në këtë rast kamë ndërhyrë unë dhe kam qetësuar gjendje.

Një grup ka qenë, dhe shoferi i Bardhit është fut ne seli dhe kur ka dalë është konfliktuar me militantë të PD që në mënyrë të njëanshme ka thënë se është kërcënuar dhe shantazhuar. Asnjë kërcënim deputetësh nuk ka pasur. Dikush ka thënë ‘na morët në qafë’. Më kërkuan që të shkoj dhe të stabilizoj situatën dhe mirë bëra që shkova. Se kam dëgjuar kërcënimin  ‘po shkuar te Berisha për kokë të fëmijëve e kemi personale’”, tha ai ndër të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: