Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Durrës. Shpërthim me tritol në shtëpinë e kreut të FSHF, Armand Duka në Durrës. Në një prononcim për mediat, Duka u shpreh se në shtëpi ndodhej djali dhe bashkëshortja e tij.

Ai tha se nga pamjet e kamerave një person me kapuç është afruar te porta dhe ka vendosur enden plasëse.

Ndërkohe Duka nuk e ka kursyer edhe ironinë me policinë teksa tha se deri nesër do zbulohet autori pasi këtu zgjidhet çdo krim.

Kush ishte ne shtëpi ne momentin e ngjarjes?

Nuk kam mundësi me dhënë deklarata. E ka dëgjuar e gjithë Durrësi. Familja ime, djali, gruaja, unë tani erdha.

A ka dëmtime?

Jo, nuk kemi dëmtime, porta është larg nga banesa.

Ku dyshoni?

I kemi edhe kamerat e rrugës, shtëpisë, kam filmimet. Një njeri me kapuç është afruar tek porta ka vënë dinamitin. Nuk ia kam idenë. Maksimumi deri nesër do e dimë kush e ka vënë, këta nuk lënë krim pa zgjidhur.

Po deklaratat e zotit Veliaj?

C’lidhje ka me filmat e Veliajt.

Keni dyshime se kush e ka bërë?

Unë s’jam polic

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: