Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka reaguar pas raportit të BERZH se Shqipërisë, ku theksohej se do t’i duhen deri 70 vjet për të arritur standardet e jetesës së BE-së.

Tabaku shprehet se ka domosdoshmëri për reforma ekonomike, liri tregu dhe revolucion infrastrukturor.

“Shqipëria 2024 sipas BERZH:
– Qeveria më e keqe dhe pak transparente që prej 2018
– Vendi me nr më të lartë të emigrantëve.
– 50% e popullsisë kërkon largimin nga vendi
– 1 nga 14 vendet me performancën më të keqe në infrastrukturë
– Dështim i plotë në IHD
Rezultati? 70 vite pas në raport me BE-në! Domosdoshmëri reformash ekonomike, liri tregu dhe revolucion infrastrukturor.”, shkruan Tabaku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: