Zv.kryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Toni Gogu, ka deklaruar në mbledhjen e sotme se Shqipëria do të përfitojë rreth 1 miliard euro në kuadër të zhvillimit dhe rritjes ekonomike të mbështetur nga Bashkimi Europian.

Ai u shpreh se Plani i Rritjes do të jetë si një dinamo e Integrimit Rajonal dhe Europian.

“Plani i rritjes është një dinamo që fuqizon integrimin rajonal dhe atë europian. Si i tillë, ka vend për ta preçizuar më mirë dhe për t’ia rritur fuqinë në vazhdimësi. Për të gjitha vendet e Ballkanit Perendimor është bërë një përllogaritje e përafërt e përfitimit (ku për Shqipërinë parashikohet të jetë 984 milion Euro në total, ~1BLN€).

Këto fonde janë të vëna në dispozicion të Shqipërisë. Nuk konkurrojmë me asnjë vend nga rajoni për to.
Shqipëria konsiderohet si vendi lider në rajon që nuk do të ketë asnjë problem me disbursimin dhe pritet që përthithja të jetë në nivelin maksimal”- u shpreh gjate fjalës së tij, Gogu.

Teksa shpjegoi ndarjen e këtij fondi, ai qartësoi se çdo 6 muaj do të matet progresi për secilin tregues dhe do t’i paraqitet Bashkimit Europian përpara disbursimit të fondeve përkatëse.
“Gjysma e Fondit parashikohet të mbështesë drejtpërdrejtë Buxhetin e Shtetit dhe gjysma tjetër e tij të kalojë për investime përmes Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor/WBIF. Fondet do të kushtëzohen nga reformat, dhe shoqërohen me tregues përkatës për disbursimin e kësteve, ku çdo 6 muaj do të matet progresi për secilën pikë nga Komisioni Europian dhe do të autorizohet disbursimi.

Pjesa e 50% që do të kalojë për investime përmes WBIF, pritet të gjenerojë bashkëfinancim me bankat zhvillimore (Banka Europiane e Investimeve/BEI, Banka Europiane për Rindertim dhe Zhvillim/BERZH etj) rreth 1 deri ne 2bln euro.

Pra injektimi total qe pritet për Shqipërinë ne (2024 pas miratimit) 2025-2027 është midis 1 bln (500+500) deri në 2.5 bln Euro investime dhe mbështetje e drejtpërdrejtë në buxhet.” -tha Gogu gjatë takimit.

Deri në Maj-Qershor, Shqipëria pritet të miratojë 2 marrëveshje financiare me BE (për grant dhe për kredinë), që i hap menjëherë rrugën disbursimit të këstit të parë prej 7% që do jetë parapagim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: