Ditë më parë
Ambasadori Hill në Beograd deklaroj se Serbia mund të hyjë në NATO para Kosovës. Ajo që duhet kuptuar është se Ambasadori Hill është i dërgzar i Shtëpisë së Bardhë, gjegjësisht i Departamentit të Shtetit të SHBA në Serbi dhe pa dyshim se reflekton politikën e shtetit të tij ndaj vendit pritës.

Mendoj se deklarata e tij mund të lexohet nga disa këndvështrime:
– Fillimisht ky është një mesazh i ambasadori të SHBA-së i cili e shpreh qëndrimin shtetërorë që vendin pritës ta fus nën ombrellën e NATOs ku SHBA ka rol të rëndësishëm. Ky është tundimi i vendeve prrëndimore që një herë e mirë ta pacofikoi këtë rajon të Evropës dhe në aspektin e sigurisë të heq rrezikun permanent nga ndonjë ndërhyrje e gjeopolitikave jo-perëndimore.
– Është mesazh që i dërgohet njërit prej partnerëve më të rëndësishëm të Serbisë, pra bëhet fjalë për Rusinë e cila është e interesuar të ruaj një vend proksi në këtë rajon, në mënyrë që Doltrina “Ruski Mir”/Paqeja Ruse të gjej zbatim;
– Dhe përfundimisht Ambasadori Hill degazhon mesazhin nga Beogradi qeverisë së Kosovës, e cila ka acaruar marrëdhëniet me SHBA dhe se ky vend në mes tjerash edhe me meritën e qeverisë Kurti nuk është partner në anën e Kosovës, por tashmë ka rol neutral.

E si mund të jetë Serbia më e avansuar se Kosova në proces të anëtarësimit në NATO?

1. Fillimisht duhet të jetë e qartë se Serbia është anëtare e OKB-së dhe si e tillë nuk është e sfiduar me mosnjohje nga vendet anëtare të NATOs, derisa në anën tjetër Kosova është e sfiduar nga katër vendet mianjohëse, anëtare të NATOs.

2. Kapacitetet ushtarake dhe relacioni me NATO ofron mundësi reale të rrugëtimit të Serbisë drejt anëtarësimit në NATO, jasht kornizës strategjike të ruajtjes së “neutralitetit” ushtarak.

3. Ushtria e Serbisë është angazhuar në Partneritet për Paqe në vitin 2006 në Samitin e Rigës. Përderisa ky program është hapi i parë drejt anëtarësimit të plotë në NATO, nuk është e sigurtë nëse Serbia e percepton atë si sinjal të një synimi për t’u bashkuar me aleancën.

4. Në anën tjetër Kosova ende nuk e ka marrë sinjalin e qartë për programin që synon krijimin e besimit dhe bashkëpunimit ndërmjet shteteve anëtare të NATO-s Kosovës. Pra Kosova ende nuk është në Partneritet për Paqe me NATO. Andaj deklarata e Ambasadorit Hill duhet kuptuar nga ky prizm apo nga kjo analizë e shkurtër, pa përmendur këtu ndërprerjen e pjesëmarrjes së FSK-së në Defender 2023, për shkak të sjelljeve të papjekura të Kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: