Të paktën 56 persona janë vrarë nga një sulm kamikaz në Nigeri në një kamp strehimi për personat e shpërngulur nga terrori i grupit terrorist Boko Haram në verilindje të vendit.

Mësohet se dy femra hodhën veten në erë brenda kampit Dikwa në shtetin Borno. Viktimat ishin kryesisht gra dhe fëmijë.

Militantët islamikë të Boko Haramit kanë sulmuar vazhdimisht objektiva civile dhe zona të banuara. Ata kontrollojnë një pjesë të mirë të vendit, ndërkaq ushtria nigeriane ka nisur mësymjen për rimarrjen e territorit nga kontrolli i tyre.

Nga rebelimi i tyre 6-vjeçar kanë vdekur mbi 20 mijë njerëz dhe ka detyruar më shumë se dy milionë njerëz të braktisin shtëpitë e tyre.

Në kampin e Dikwas strehohen rreth 50 mijë njerëz të zhvendosur nga dhuna.

(E.G./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb