Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka folur në Samitin e Komunitetit Politik Europian për situatën në Veri të Kosovës. Vuçiçi ka thënë se situata është shqetësuese dhe shumë e komplikuar.

I pyetur nëse SHBA po ndryshon kursin e saj, presidenti serb ka thënë se kjo gjë nuk ka ndodhur, dhe se sipas tij është shumë e qartë se kush është fajtori për këtë situatë të tensionuar. Më herët, Vuçiçi ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti si fajtorin kryesor të situatës së krijuar.

Ndër të tjera ai ka thënë se shpreson se situata të qetësohet duke ritheksuar se Serbia do të bëjë gjithçka për të ruajtur paqen, duke theksuar se Kosova duhet të tërheqë kryetarët e vendosur.

“SHBA-të nuk po ndryshojnë kursin e tyre, thjesht është e qartë se kush është fajtori për një situatë, por strategjikisht asgjë në veçanti nuk do të ndryshojë në lidhje me Kosovën dhe situatën në rajon. Por ajo që është e rëndësishme është që ata mund të na dëgjojnë. Situata është shumë e ndërlikuar. Është e rëndësishme që ne të përpiqemi të ruajmë paqen dhe stabilitetin”, ka thënë ndër të tjera Vuçiç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb