Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenkoviç pasi ky i fundit pas anulimit të vizitës së ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov deklaroi se Serbia nuk mund të ulet në dy karrige.

Vulin shprehet se Serbia duhet të ruajë veten dhe Miqësitë e saj dhe se nuk është koha që të marrë mësime nga Kroacia se cilën anë duhet të zgjedhë.

“Nëse ka një popull që ka zgjedhur anën e gabuar të historisë është Kroacia. Plenkoviç nuk e kupton se Serbia ka vetëm një karrige, nuk është territor, por shtet dhe shtetet vendosin se kush janë miqtë e tyre”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb