Tenistja argjentinase Nadia Podoroska, numri 36 në botë, ka deklaruar përmes faqes së saj zyrtare në “Instagram” se është lesbike.

Ajo e bëri këtë njoftim pikërisht në ditën e lindjes së partneres së saj, Guillermina Naya, që gjithashtu është një teniste. “Sot do ta festojmë të ndara ditëlindjen tënde, por të ndjej krahë meje në çdo ditë të jetës time”, ka shkruar Podoroska në rrjetet sociale.

Në vitin 2020, tenistja argjentinase shkoi deri në gjysmëfinalen e grand slam të Roland Garros. Kjo është deklarata e dytë brenda pak muajsh që një teniste profesioniste deklaron homoseksualitetin e saj. Më herët deklaroi se është lesbike edhe rusja Daria Kasaktina, e lidhur me një sportiste të garave të hokejit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb