Milan ka arritur të triumfojë me përmbysje pasditen e djeshme ndaj Interit në derbi me rezultatin 3-2 në stadiumin “Giuseppe Meazza”, e vlefshme për javën e pestë në Serinë A italiane.

Golat u shënuan nga Brozoviç në minutën e 21′, më pas erdhi përmbysja kuqezi me Leaon në minutën e 28′ e 60’ dhe me Giroud në minutën e 54′. Goli i Dzekos në tre minuta nga hyrja në fushën e blertë ishte thjesht sa për statistikë, i cili realizoi në minutën e 67′.

Sipas faqes së statistikave “OPTA Paolo”, ndeshja Milan-Inter hyn në histori sa i përket goditjeve të kryera në total. Ishin 37 të tilla, ku që nga sezoni 2004/2005, vetëm dy herë ka ndodhur më mirë, 39 goditje në ndeshjen e 15 shkurtit të vitit 2009 dhe 41 goditje në tetorin e vitit 2006.

Me këtë fitore Milani, ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 11 pikëve, po aq sa Napoli i vendit të parë, por me një golavarazh më të mirë se kuqezinjtë e Stefano Piolit. Ndërsa Interi i Simone Inzagit renditet në vendin e 6-të me 9 pikë të grumbulluara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: