Hulumtimet më të fundit thonë se tani një person mund të identifikohet përmes venave që ka në sipërfaqe të dorës. Njohja biometrike është bërë proces shumë i përhapur në vitet e fundit.

Teknologjia e njohjes përmes pamjes së fytyrës është përdorur çdo kund, duke filluar nga aeroportet e deri tek departamentet e Policisë, për çështje të sigurisë, shkruan CNN.

Mirëpo tani, hulumtues nga një universitet i Australisë thonë se disa metoda biometrike kanë “njohur dobësim gjatë viteve”.

Sipas tyre, gjurmët nga prekjet e gishtit mund të mblidhen nga prekjet që dikush ka bërë, pamja e fytyrës mund të kopjohet duke përdorur pamje nga rrjetet sociale, ndërkaq venat e dorës janë më pak të mundshme për tu kopjuar.

Ata thonë se teknika e njohjes përmes venave të dorës nuk është e re dhe kërkon teknologji të veçantë por për këtë qëllim mund të përdoren kamerat 3D.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: