BRAZIL- Është njëri nga pozicionet seksuale më të shpeshta, por pozicioni i quajtur Amazona, ose më saktë kur ajo qëndron sipër tij, sipas disa studiuesve brazilianë është përgjegjës për gjysmën e rasteve të thyerjes së penisit, që ndodh gjatë një raporti seksual. Këto rezultate janë mbledhur në bazë të hetimeve të rasteve të tilla në qytetin e Campinas, në Brazil.

Rreziku që sjell pozicioni Amazona vjen prej faktit se gratë në këtë pozicion kanë kontrollin total, duke mëshuar të gjithë peshën e mbi mashkullin dhe nuk është në gjendje të shkëputet.
Në të kundërt, në rastin kur është mashkulli ai që kontrollon lëvizjet, ai ka mundësi të ndalojë në momentin që ndjen dhimbje.

Studiuesit thonë se këto raste mund të jenë të rralla, por nëse doni të jeni të qetë në dhomen e gjumit zgjidhni pozicionin e “misionarit”.

Më poshtë studiuesit ju rekomandojnë të bëni kujdes kur provoni këto pozicione.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: